Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e ka quajtur ‘rrugaç”, të dërguarin e presidentit Donald Trump për dialogun, Richard Grenell.
Këtë ofendim, deputeti VV-së, e ka bërë duke cituar një raport të bërë për Parlamentin Evropian, ku thuhet se “Qeveria Kurti u rrëzua nga lajmet e rreme”.
Deputeti e quajti “tradhti kombëtare”, bashkëpunimin me të huajt për rrëzimin e Qeverisë.
“Është tradhti kombëtare kur krijon aleanca me të huaj për me rrëzu qeverinë tënde, përfshi bashkëpunimin me një rrugaç e bully si Grenelli. Raporti i BE-së e dëshmon këtë që e kemi thënë nga fillimi. Jeni bërlloga, jeni të gërditshëm”, tha ai. /Insajderi.com
Postimi i plotë