Deputeti VV-së që mori pjesë në marshin për Palestinën: Nuk jam kundër Izraelit

Deputeti VV-së që mori pjesë në marshin për Palestinën: Nuk jam kundër Izraelit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk është kundër Izraelit, por mbron fëmijët e pafajshëm kudo që vriten ata.

Deputeti u bashkua në një marsh për Palestinën të cilën e organizoi Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Ishim këtu më iu bashkangjit një marshi qytetar në shenjë solidariteti me popullin e Paslestinës, në mbështetje të tyre… Prezenca ime këtu e jep një mesazh cilin duhej të ishte qëndrimi i gjithsecilit në këtë pike”, tha Rrahmani.

Të premten në Prishtinë u organizua marsh në mbështetje të Palestinës. /Insajderi.comm