Deputeti i VV-së shprehet i bindur që Haradinaj do ta shkarkojë Rikalon

Deputeti i VV-së shprehet i bindur që Haradinaj do ta shkarkojë Rikalon

Rexhep Selimi shprehet i bindur se kryeministri Ramush Haradinaj do ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës se kryeministri Haradinaj duhet t’i marrë për bazë dëshmitë që i kanë dhënë banorët e lagjes Dardania në Prishtinë

“E kam një bindje që Ramushi do ta shkarkojë Rikallon. Por, po mendoj se prej 2015-s, deri më 2017, i kemi dy raste që vijnë si protagonist nga një subjekt politik. Por, në këtë rast shumë më e rëndë është pesha tek Rikallo sesa tek Jabllanoviqi”, ka thënë Selimi.

“Ndoshta qeveria nuk na beson neve, ndoshta s’i beson deputetëve, por qeveria duhet t’i besojë qytetarëve të Dardanisë që po ofrojnë dëshmi të pakontestueshme”, tha deputeti i VV-së.