Deputeti VV-së tregon sa e paguan Albin Kurti qeranë

Deputeti VV-së tregon sa e paguan Albin Kurti qeranë

250 euro e paguan qeranë e shtëpisë së re kryeministri i Kosovës, Albin Kurit.

Kështu deklaroi të enjten deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Madje, Bajqinovci, mohoi pretendimet se banesa e Kurtit është 500m2.

Është 270m2 më pak, saktësisht 230m2, përcjell Insajderi.

“Albin Kurti ka marrë një shtëpi afër 230 m2 e cila paguhet 250 euro në muaj dhe paguhet nga paga e kryeministrit të vendit. Nuk paguhet as nga institucionet. Pra nuk është 500 m2 siç që është raportuar në media”, tha Bajqinovci në Click.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se ky ndryshim i lokacionit së vendbaimit të Albin Kurtit ka ardhur si rezultat i çështjes së sigurisë.

Ndërsa, disa parti opozitare kanë kritikuar këtë veprim të Kurtit, duke iu atribuar “standardëve të tij”.

Kurti tash e një kohë të gjatë banon me qera.

Ai në agjencinë kundër korrupsionit ka deklaruar më pak se 1.000 euro para të gatshme. /Insajderi.com