Alarmues pretendimi i deputetit, Agon Batusha.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka shkruar në Facebook me pretendim se brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës kanë vdekur pesë persona nga COVID-19.
“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli”, ka shkruar ndër tjerash deputeti.
Insajderi.com ka tentuar të të kontaktojë me përfaqësues të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, por ka qenë i pamundur komunikimi me ta.
Por, Spitali i Gjakovës e ka demantuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.
Sipas tyre nuk kanë vdekur pesë persona në spitalin e Gjakovës nga Coronavirusi siç pretendonte deputeti i LVV. /Insajderi.com/
/Insajderi.com/