Alarmues pretendimi i deputetit, Agon Batusha.
![Deputeti VV-së pretendon se në Gjakovë brenda dy orëve kanë vdekur pesë persona nga COVID-19](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/04/Massachuesetts-General-Hospital-to-Commence-Trial-Investigating-the-Correlation-of-BCG-Vaccine-to-COVID-19-Health-Improvements-600x360-1-730x440.jpg)
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka shkruar në Facebook me pretendim se brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës kanë vdekur pesë persona nga COVID-19.
“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli”, ka shkruar ndër tjerash deputeti.
Insajderi.com ka tentuar të të kontaktojë me përfaqësues të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, por ka qenë i pamundur komunikimi me ta.
Por, Spitali i Gjakovës e ka demantuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.
Sipas tyre nuk kanë vdekur pesë persona në spitalin e Gjakovës nga Coronavirusi siç pretendonte deputeti i LVV. /Insajderi.com/
/Insajderi.com/