Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, ka dalë në mbrojte të koleges së saj nga VV’ja Aida Dërguti, pas linçimeve që kësaj të fundit iu bënë nga partia e saj për shkak se e quajti “mut” liderin shpirtëror të lëvizjes, Albin Kurtin.
“Aida ,unë jam e sigurt se ajo që pamë e dëgjuam nuk e pasqyron karakterin ,përkushtimin dhe zërin tuaj atdhetar dje dhe sot ,prandaj jam me Ty”, ka shkruar Haxhiu në facebook.
“Jam kundër linçimit tënd sepse tek e fundit të gjithë jemi njerëz. Të gjithë gabojmë, kush më shumë e kush më pak”, ka thënë deputetja e AAK’së.
Para Haxhiut edhe Aleanca e Gruas së AAK’së, përmes kryetares Magbule Shkodra, kanë dalë në mbrojte të deputetes së VV’së, Aida Dërguti.