
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, e ka konsideruar të papranueshëm sulmin e një qytetari ndaj një infermieri.
Infermieri është sulmuar me thikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë kohës sa ishte në vendin e punës, njofton Insajderi.
Kadriaj, ka thënë se, “Në kohën kur mantelbardhët po japin maksimumin per të ndihmuar popullatën në luftën kundër pandemisë duke rrezikuar edhe jetën e vet po edhe të familjarëve të vet, e ne si shoqëri çka po bëjmë që ti falënderojmë për këtë zell e përkushtim”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu, deputetja, ka kërkuar nga qytetarët qe të respektojnë stafin shëndetësor. /Insajderi.com