Deputetja e AAK-së flet për pasurinë e saj: Të gjitha i kam trashëgimi nga vjehrri

Deputetja e AAK-së flet për pasurinë e saj: Të gjitha i kam trashëgimi nga vjehrri

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu,  është deklaruar rreth pasurisë së saj, për çka tha se e gjithë pasuria është trashëgimi nga vjehrri i saj, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se këtë pasuri vjehrri i saj ia ka lënë dy djemve të tij.

Madje, Haxhiu tutje u shpreh se askush asnjëherë nuk do të ketë fakte për një cent të keqpërdorur nga ajo.

“Sa për informatën e saktë për të treguar të vërtetën e pasurisë sime prej që jam deputete: Ende e kam në procedurë blerjen e një banese, vazhdoj të paguaj këstin mujor prej 600 euro. Po ashtu kam një veturë personale. Fëmijët e mijë jetojnë në banesë me qira, në Mat, Prishtinë. E gjitha pasuria( shtëpi, truall, tokë bujqësore, mal) janë nga trashëgimia që vjehrri( i ndjerë) i ka lënë të dy djemve të tij, bashkëshortit tim dhe kunatit. Kurrë në jetë nuk kanë as nuk do të kenë fakte për një cent të keqpërdorur nga unë, kurrë. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Haxhiu. /Insajderi.com/