Deputetja e AAK-së kundër koalicioneve parazgjedhore: Partitë t’i masin të vetëm forcat

Deputetja e AAK-së kundër koalicioneve parazgjedhore: Partitë t’i masin të vetëm forcat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër koalicioneve zgjedhore, pasi sipas tyre, ato nuk kanë dhënë ndonjë efekt të kënaqshëm dhe janë të mundshme pas zgjedhjeve, njofton Insajderi.

Deputetja e këtij subjekti politik, Albena Reshitaaj, tha se partitë duhet të “maten vetë para qytetarëve”.

“Koalicionet parazgjedhor nuk kanë dhënë ndonjë efekt të kënaqshëm në zgjedhje. Unë do të doja që çdo parti politike të matet vetë para qytetarëve të Kosovës. Në momentin që je një organizatë e veçantë, krijon një ideologji të veçantë, mendoj që do të duhesh të matesh vetë në zgjedhje. Por, pas zgjedhjeve normalisht koalicionet janë të mundshme. Dhe unë dua të besoj që qytetarët e vendit janë të interesuar të kenë institucione stabile dhe politikëbërje stabile për vendin. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje që të dalim faqebardhë dhe fitues”, tha Reshitaj për EO.

Tutje, ajo shtoi se AAK-ja tashmë është përgatitur për zgjedhje dhe po diskutohet për bartës të listës.

Megjithatë, ajo tha se Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për president të Kosovës./Insajderi.com