Deputetja e AAK-së: Mustafa bashkë me Thaçin do ta hiqnin taksën për të biseduar me Serbinë

Deputetja e AAK-së: Mustafa bashkë me Thaçin do ta hiqnin taksën për të biseduar me Serbinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e po ashtu edhe nënkryetarja e kësaj partie, Teuta Haxhiu ka thënë sot se kush do t’i besonte hipokrizisë së kryetarit “përbashkues” të LDK’së, Isa Mustafës, i cili në ditën e parë të punës sipas saj, është e sigurt që do ta hiqte taksën për t’iu hapur rrugë bisedimeve me Serbinë.

E këtë do ta bënte në bashkëpunim me Thaçin, sipas Haxhiut.

Ajo përmes këtyre kritikave, ka deklaruar se i vetmi subjekt që nuk do ta heq taskin, është partia në të cilën ajo është me kryetarin e saj Ramush Haradinaj.

Haxhiu, ka thënë se këtë e di më së miri Isa Mustafa, duke theksuar se kush do t’i besonte atij, që siq tha ajo, për qeverinë e ‘suksesshme’ të tij.

“Kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit “përbashkues” të LDK- së, Isa Mustafa, kur flet për taksën, për të cilën jam shumë e sigurt që,nëse nesër do të bëhej kryeministër, mu në ditën e parë të punës ai do të hiqte atë për t’iu hapur rrugën bisedimeve me Serbinë , e për të arritur kështu “marreveshje” të reja,në dëm të Kosovës bashkë me “presidentin e tij” HTH”, ka shkruar ajo.

“Kur jemi te taksa;
I vetmi subjekt dhe i vetmi kryeministër që nuk do ta heq atë,është Aleanca dhe Ramush Haradinaj. Askush tjetër , madje as ata që sot jan struktur dhe nuk po guxojnë as ta permendin.
Isa , këtë e di më së miri , prandaj përpiqet të shkruaj për të manipuluar opinionin.
Populli thotë ;për t’u hedhur hi syve”…
Kush do t’u besonte sot,konstatimeve të Isa Mustafës për ish qeverinë e “sukseshme” të tij.
Kush do t’i besonte Isa Mustafës, kur në njerën anë akuzon të gjitha subjektet politike (strukturat e tyre)e më së shumti ata që e quajtën tradhtar dhe argat të Serbisë dhe për po të njëjtët thotë se mund të ketë bashkëpunim”, është shprehur Haxhiu nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Po ashtu, Teuta Haxhiu, është shperhu se i pari i LDK-së ka të drejtën për të zgjedhur partnerët e preferuar por në anën tjetër, sipas saj,  padrejtësisht po e ngre gishtin drejt të tjerëve , kur bashkëpartiakët e tij e quajnë ministër të Rrahman Morinës dhe keqpërdorues të fondit të 3%-it.

“Ne e kemi të qartë se përse Isa Mustafa merret tani me shkrime e postime të tilla.
Por paraprakisht ne i sygjerojmë që t’i qartësoj gjërat me vet Isa Mustafën para se të takohet me njeriun, tē cilin mbase edhe mund ta falë për të gjitha të “bëmat”duke i dhuruar madje edhe pozitën e kryeministrit.Kjo nuk është puna jonë.

E jona është që të ngrejm zërin kundër hipokrizisë së tij në përpjekje për të manipuluar opinionin , njëjtë siç është mësuar të keqpërdor me vite LDK- në dhe votuesit e saj.
Ndaj , Isës askush nuk i ka faj që ai po përpëlitet me ndërgjegjen e tij të vrarë”, përfundoi ajo./ Insajderi.com