Deputetja e AAK-së reagon ndaj deklarimeve të presidentit turk

Deputetja e AAK-së reagon ndaj deklarimeve të presidentit turk

“Jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar”, këto deklarime të bëra pak më parë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ndaj kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, i ka komentuar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo për Insajderi, ka thënë se Erdogan reagoi në mënyrë të padrejtë, se sipas saj Haradinaj nuk i ka mbrojtur “Gylenistët”.

“Deklarimet janë të padrejta. Haradinaj si ka përkrah gylenistët, por e ka dënuar mënyrën si janë arrestuar ata. Kanë qenë veprim që duhet të dënohen. Forma si janë arrestuar është dënuar nga të gjitha partitë politike. Haradinaj si kryeministër është dashur që të marr masa, pasi që është në postin e kryeministrit. Nuk është respektuar hirearkia institucionale, dhe për këtë kryeministri është dashur që të merr veprime ndaj ministrit dhe drejtorit të AKI-së.

Kadrijaj bënë një paralele në mes rastit të arrestimit të gjashtë shtetasve turq, dhe ndalimit të kryeministrit Haradinaj në vitin e kaluar në Francë. Thotë se po të dërgohej Haradinaj në Serbi, do të thyheshin ligjet ndërkombëtare.

“Duhet të respektohen normat ligjore dhe konventat ligjore në botë. Po të kish ndodhë që Haradinaj të deportohej në Serbi në virtin e kaluar. Franca i ka respektuar normat ligjore ndërkombëtare”, ka thënë Kadrijaj.

Në në fund deputetja e AAK-së shprehet se nuk pret ndonjë gjë nga këto thirrje të presidentit turk, për protesta.