Deputetja e AAK’së shërohet nga coronavirusi

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj është shëruar nga Coronavirus.

Deputetja e AAK’së shërohet nga coronavirusi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është shëruar nga Coronavirusi.

“Pas vetëizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKSHPK më konfirmojë që jam shëruar plotësisht nga Covid19”, ka shkruar në Facebook.

Pos saj, shërim ka gjetur edhe deputeti tjetër i AAK-së, Rasim Selmanaj.

Kuvendi i Kosovës ka qenë vatër e Coronavirusit, shumë deputetë nga të gjitha subjketet politike janë infektuar me COVID-19. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Pas vetëizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot IKSHPK më konfirmojë që jam shëruar plotësisht nga Covid19.

Të dashur familjarë, kolegë, studentë dhe miq, në Kosovë, Shqipëri dhe në Diasporë, Ju që përmes rrjeteve sociale por edhe në forma të tjera iu bashkangjitet brengës time duke mē dërguar mesazhe të shumta, ju falenderoj nga zemra për ndjesinë, kujdesin dhe respektin e treguar gjatë kësaj periudhe. Ma keni bërē më të lehtë këtë situatë dhe ju jam shumë mirënjohēse.
Tani e tutje do t’i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e Popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

Paçi vetëm gëzime në familjet Tuaja dhe uroj që këtë situatë të vështirë ta kalojmë sa me më pak pasoja.
Së bashku duke mbrojtur vetën dhe njëri tjetrin ne mund t’ia dalim edhe kësaj sfide të vështirë nëpër të cilën po kalojmë.