Deputetja e Kosovës bleu veturë 25.000 euro

Deputetja e Kosovës bleu veturë 25.000 euro

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e saj në AKK, deputetja Balje ka bërë të ditur se ka një banesë e trashëguar me 60 metra katror në vlerë prej 80 mijë euro.

Duda Balje ka 4 mijë e 700 euro të gatshme në bankë, ndërkaq sipas deklarimit, ajo ka 24,658.29 euro të hyra vjetore nga paga në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja, Duda Balje, që nga viti 2019 vozit një veturë të tipit “Audi A4”, dhe e ka blerë 25 mijë euro mirëpo, në deklarimin e pasurisë ajo nuk ka treguar të ardhurat e këtyre parave që ka blerë këtë veturë. /Insajderi.com/