Deputetja e Kuvendit të Kosovës kërkon mbështetje për Blerim Rekën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës kërkon mbështetje për Blerim Rekën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që të dalin të votojnë nesër në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka mbështetur Blerim Rekën, kandidatin shqiptar për president.

“Nesër, jepini mbështetje të fuqishme profesor Blerim Rekës”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të dalin masovisht nesër në zgjedhje. Ata duhet të dëshmojnë që janë fuqi politike dhe që janë të bashkuar rreth një kandidati të jashtëzakonshëm.

Nesër, jepini mbështetje të fuqishme profesor Blerim Rekës!

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të dalin masovisht nesër në zgjedhje. Ata duhet të dëshmojnë që janë fuqi…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Samstag, 20. April 2019