Deputetja e LDK-së do ta votojë Osmanin për Presidente, fton kolegët të veprojnë njëjtë

Deputetja e LDK-së do ta votojë Osmanin për Presidente, fton kolegët të veprojnë njëjtë

Deputetja e legjislaturës së tetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka konfirmuar votën e saj për ish-bashkë partiaken e saj Vjosa Osmanin si presidente të shtetit, transmeton Insajderi.

Ajo po ashtu ka kërkuar që edhe kolegët e saj të partisë të qëndrojnë në sallë ditën kur zgjidhet presidentja.

“Unë mendoj që ne si deputetë duhet të qëndrojmë në sallë dhe të votojmë pro zonjës Osmani si presidente sepse qytetarët ia kanë dhënë besimin duke e votuar”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi në Kanal 10.

Ndërsa, për votimin e Qeverisë Kurti 2 ajo ka thënë se nuk ka marrë pjesë në seancë pasi nuk e ka parë të arsyeshme.

“Nuk kam pritje të mira nga kjo qeveri. Ata duhet ta dinë që fjalori i tyre dhe retorika boshe tani duhet të shndërrohen në realitet. Tashmë duhet të ju japim hapësirë t’i shohim se si do të qeverisin”./Insajderi.com