Deputetja e LDK-së e pranishme në faljen e gjakut

Deputetja e LDK-së e pranishme në faljen e gjakut

Në fshatin Bardh i Madh, gjegjësisht në xhaminë e këtij fshati të Fushë Kosovës ka ndodhur pajtimi ndërmjet familjes Gashi dhe Termkolli.

Falja e gjakut nga familja Gashi për atë Termkolli ka ardhur në prezencën e shumë hoxhallarëve por edhe të deputetes së Kuvendit të Kosovë, Melihate Termkolli.

Në mesin e hoxhallarëve shihet Shefqet Krasniqi, Fatmir Latifi dhe hoxhallarë të tjerë, njofton Telegrafi.

Në vitin 2014, Shaban Termkolli kishte vrarë Labinot Gashin./Insajderi.com