
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se programi i Qeverisë nuk ka asgjë përmbajtjesore.
Ajo kritikoi mënyrën sesi një dokument ekzekutiv i është adresuar problemeve dhe zgjidhjes së tyre.
“Ishte program dëshirash por jo i realizueshëm. Program fondesh i parave të gatshme të shpërndarjes së tyre. Të krijosh fonde është shumë lehtë por këto fonde duhet të jenë në përputhshmëri me buxhetin e Republikës së Kosovës”, tha deputetja gjatë Kuvendit të Kosovës.
Të hënën, Qeveria ka prezantuar programin qeverisës 2021/2025.
Opozita e ka kritikuar atë që e prezantoi kryeministri Albin Kurti për siç thanë ata “nuk është i zbatueshëm”. /Insajderi.com