Deputetja e LDK-së: S’mund t’i kemi edhe Kryeministrin edhe Presidentin edhe Kryetaren e Kuvendit

Deputetja e LDK-së: S’mund t’i kemi edhe Kryeministrin edhe Presidentin edhe Kryetaren e Kuvendit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, derisa u deklarua rreth çështjes së Presidentit, tha se partia të cilës i takon nuk mund t’i ketë tre pozita, kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, transmeton Insajderi.

E ftuar në emisionin televiziv “Prime Time”, Gaxherri tha se subjektet politike duhet të ulen në tryezë dhe të diskutojnë për çështjen e Presidentit.

Ajo ka theksuar se në këtë rast ka vetëm dy zgjidhje, ose zgjedhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje.

“Edhe Kryetari i LDK-së edhe Kryeministri kanë deklaruar se duhet të mbahet një tryezë për zgjedhjen e Presidentit. Kemi afate kushtetuese dhe nëse nuk e zgjedhim Presidentin atëherë po duhet të shkojmë në zgjedhje. Për mu është e papranueshme papërgjegjësia e liderve politike në Kosovëe. Kemi dy rrugë ose të zgjedhim një President në bazë të afteve kushtetuese ose shkojmë në zgjedhje. Por pas zgjedhjeve nuk ka zgjidhje”.

“Duhet me qenë realist nuk mundet me pas edhe Kryeministrin edhe Presidentin edhe Kryetaren e Kuvendit sepse ne e kemi propozuar edhe atë” deklaroi ajo. /Insajderi.com