Deputetja e LDK-së Vetëvendosjes: Keni marrë donacion nga Serbia

Deputetja e LDK-së Vetëvendosjes: Keni marrë donacion nga Serbia

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha të martën në Kuvendin e Kosovës se Qeveria Kurti ka pranuar donacion nga Serbia gjatë pandemisë.

Ajo tha se Qeveria Hoti as nuk ka marrë ndihma nga shteti serb e as nuk ka keqpërdorur paranë publike.

“Kjo qeveri nuk ka pranuar donacione nga Serbia, nuk ka keqpërdorur paranë publike duke shfrytëzuar pandeminë me tenderë me të cilët ishin lidhur kontrata me çmime 2-3 herë më të larta se çmimet e tregut”, tha ajo.

Në Parlamentin e Kosovës janë shkëmbyer akuza të ndryshme në mes deputetëve. /Insajderi.com