
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valetina Bunjaku-Rexhepi, i ka kërkuar ish-nënkryetares së kësaj partie, tani kandidate për presidente, Vjosa Osmanit, që të reflektojë, përndryshe nuk do të ketë votë për të, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, ajo teksa i është drejtuar Osmanit ka shkruar: “Vjosë, në LDK ke mësuar që institucionet e vendit ndërtohen me sakrificë dhe punohet për to me dinjitet. Andaj të ofruam përkrahjen. Te Albini po mëson të kundërtën e saj dhe po manipulohesh! O reflekto o s’ke votë Vjosë!”.
Kujtojmë se, Bunjaku-Rexhepi kishte deklaruar ditë më parë se do të qëndrojë në sallën e Kuvendit kur të zgjidhet presidenti. Ndërsa, më pas, edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte konfirmuar se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë për presidentin.
Seanca për Presidentin pritet të mbahet të shtunën pasdite.
Kështu i thanë Gazetës Online Insajderi, burime brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
LVV-ja ka dy kandidatë për president: Vjosa Osmanin dhe Nasuf Bejtën./Insajderi.com