Deputetja e Nismës dhe Osmani përplasen: Më e dhimbshme të jesh Kryetare pa parti, sesa deputete pa grup parlamentar

Deputetja e Nismës dhe Osmani përplasen: Më e dhimbshme të jesh Kryetare pa parti, sesa deputete pa grup parlamentar

Deputetja nga Nisma Socialdemokrate, Arbëresha Krasniqi, derisa mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka nisur një debat me kryekuvendaren Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Ajo gjeti veten në një argument me Osmanin, e cila që në fillim e cilësoi Krasniqin si deputete pa grup parlamentar.

”Një deputete pa grup parlamentar e kemi për momentin”, është shprehur Osmani.

”Kështu figuroni në shkresën që e kam unë, të cilën se bëjë unë por administrata”, shtoi tutje ajo.

Megjithatë i menjëhershëm ishte reagimi i saj duke i thënë Osmanit që ende nuk e di nëse është pjesë e LDK-së ose jo.

”Deputete nga radhët e Nismës. Tash nuk e di a jeni LDK ju apo qysh me ja bë kësaj pune. Nëse të pengon emri i Nismas Socialdemokrate munde me thanë emrin dhe mbiemrin”.

”Na jemi parti Socialdemokrate, për mu më e pranueshme është për mua si deputete pa grup, por jo si Kryetare pa parti. Disi është më e dhimbshme kjo far pune”, u shpreh ajo. /Insajderi.com