Deputetja e PDK-së flet për konsultimin dhe shkëmbimin e letrave me Veselin

Deputetja e PDK-së flet për konsultimin dhe shkëmbimin e letrave me Veselin

Dje gjatë seancës së Kuvendit, para se të publikoheshin fotografitë nga deputetja Flora Brovina, kjo e fundit është konsultuar me kreun e kuvendit, Kadri Veseli.

Përderisa në foltore mbante fjalim deputeti i VV-së, Liburn Aliu, Flora Brovina shkoi tek vendi i Kadri Veselit ndërsa pranë saj më vonë shihet edhe deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu.

Në medie po qarkullon një video ku po aludohet se ky konsultim i deputetes, Flora Brovina kishte të bënte me publikimin e forografive nga kjo e fundit.

Deputetja e PDK-ës, Blerta Deliu Kodra në një prononcim për Periskopin ka thënë se momenti kur shihet duke u konsultuar para publikim të fotografive nga deputetja, Flora Brovina, ata kanë qenë duke u konsultuar për Akademinë përkujtiomore të Ukshin Hotit.

“Kemi fol për Akademinë Përkujtimore për Ukshin Hotin. Ka qenë duke u diskutu në Kuvend për shkuarjen e deputetëve në Akademi. Meqë ka pas kërkesë që me u hjek pikat e rendit të ditës dhe me u fillu me kërkesën për Tribunalin për gjenocid, kam  shku me pyet zotëëri Veselin se a të shkoijmë ne deputetët në Prizren sepse e kemi pas për obligim me shku në akademinë e Ukshin Hotit”, tha Deliu-Kodra.