Deputetja e PDK-së infektohet me COVID-19: “Virusin po e kalojmë bashkë me gjyshin”

Deputetja e PDK-së infektohet me COVID-19: “Virusin po e kalojmë bashkë me gjyshin”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, është infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë deputetja, e cila njoftoi se ajo së bashku me gjyshin e saj, Sabit Zejnullahun, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Gjyshi dhe unë po e kalojmë bashkë virusin Covid-19. Deri tani me simptoma të lehta dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Faceebok.

“Urojmë që gjithë të infektuarit ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Ju lutem, ruani distancën dhe mbani maskat që ta mbroni veten dhe të tjerët”, thotë tutje Zejnullahu. /Insajderi.com