Deputetja e PDK-së kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm

Deputetja e PDK-së kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, kritikoi të martën Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti për nepotizëm, transmeton Insajderi.

Sipas saj, nepotizmi është bërë normë në Kosovë, teksa tha se qeveria po tenton kapjen e shtetit.

Hoxha në Interaktiv të KTV-së potencoi se “Lëvizja Vetëvendosje derisa gjatë 15 vjetëve ka kritikuar duke demonizuar çdo të punësuar nga qeveritë e kaluara, tash po e bën të njëjtën gjë, por me ritëm edhe më të shpejt e në mënyrë më totale”.

“Unë besoj në rotacion, besoj që rotacioni i pushteteve duhet të sjellë cilësi e mendësi ndryshe, për këtë e ka marrë besimin z. Kurti. E ka besimin dhe e ka mundësinë e ka shumicën e numrave të votave në Kuvend, e ka të drejtën të bëjë këtë, e nuk mund ta ndalojmë.

Por, duhet të ketë një pikë etike, që t’u qëndrosh fjalëve të tua pas, e duhet të kesh një fisnikëri si person e mendësi qeverisëse, që nëse ke kritikuar çdo akter për 15 vjet tash të bësh të njëjtën por në një format shumë më të madh, është e çuditshme për mua”, u shpreh ajo./Insajderi.com