Deputetja e VV-së i kërkon ministres të dorëhiqet: Ke dështuar në liberalizim e në ERA

Deputetja e VV-së i kërkon ministres të dorëhiqet: Ke dështuar në liberalizim e në ERA

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, i ka kërkuar ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, që të japë dorëheqje.

Kështu, sepse siç ka thënë Pacolli, Hoxha ka dështuar në procesin e liberalizimit të vizave dhe në ERA (Agjendës Evropiane për Reforma).

Video: 

“Ke dështuar në liberalizim, duhesh me dhanë dorëheqje. Ke dështuar në ERA, duhesh me dhanë dorëheqje. Nëse do me mbet me faqe të bardhë duhesh të japësh dorëheqje se ke dështu”, ka thënë Pacolli.

Hoxha ka thënë se “dorëheqja do të ishte e udhës nëse në Raport të Komisionit Evropian do të thuhej që kriteret nuk janë plotësuar”.