Deputetja e VV-së: Nuk e braktisim bashkëpunimin me Vjosa Osmanin

Deputetja e VV-së: Nuk e braktisim bashkëpunimin me Vjosa Osmanin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar se nuk e braktisin bashkëpunimin me Vjosa Osmanin.

“Ne e kemi thënë që para zgjedhjeve, kush është kandidatja për presidente dhe populli ka votuar për qeverinë Kurti duke e pasur të qartë emrin e Presidentes”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, “në skenën politike ka munguar mbajtja e fjalës dhe transparencës”.

Të premten në Kuvendin e Kosovës kishte situatë dramatike, ku opozita konsideron se pushteti po e shantazhon me Ligjin për Zgjedhjet. /Insajderi.com

 

Është e qartë që në skenen tonë politike ka munguar mbajtja e fjalës dhe transparenca, me theks të veçant tek…

Posted by Arjeta Fejza on Saturday, 3 April 2021