Deputetja e VV-së ofendon ministren Haradinaj-Stublla

Deputetja e VV-së ofendon ministren Haradinaj-Stublla

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka ofenduar kryediplomaten, Meliza Haradinaj-Stublla, duke e quajtur “tru peshku”, njofton Insajderi.

Gjithë kjo pasi ministrja Punëve të Jashtme, Stublla-Haradinaj, kritikoi partinë e Albin Kurti për referimin ‘Republika e Serbisë’ në letrën uruese drejtuar presidentit në ardhje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Po ashtu Haradinaj tha se nuk duhet pranuar që Kosova të paraqitet pa simbolet e saj në ngjarje ndërkombëtare.

“Për këtë deputetja e VV-së tha se për “sojin e ministrave që kemi. Harrojnë shumë shpejtë atë që bëjnë dhe atë që thonë. Ministrja me tru peshku paska harruar se nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore”, tha ndër tjerash Pacolli. /Insajderi.com

Postmi i plotë: