Deputetja e VV-së: Pacolli dhe Thaçi po zbatojnë planin e Serbisë

Deputetja e VV-së: Pacolli dhe Thaçi po zbatojnë planin e Serbisë

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci përmes një shkrimi në “Facebook”, ka kritikuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli i cili kohë më parë kishte deklaruar “E ardhmja e rajonit është në duart e Beogradit. Kosova nuk mundet pa Serbinë”.

Nagavci ka thënë se nuk ka asgjë për tu habitur në veprimet dhe deklaratat e Pacollit.Sipas saj ai është i njëjti si gjithnjë, po luan rolin e tij e po zbaton agjendën e planet e Serbisë.

“S’ka asgjë për tu habitur në veprimet dhe deklaratat e Pacollit. Ai është i njëjti si gjithnjë, po luan rolin e tij e po zbaton agjendën e planet e Serbisē.  Njejt edhe Thaçi. Një nga deklaratat e kahmotshme të tij: ‘ E ardhmja e rajonit është në duart e Beogradit. Kosova nuk mundet pa Serbinë’”, ka shkruar Nagavci.