Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka komentuar aderimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se çdo aderim që bëhet në partite politikem “sjell një grumbull votash për VV-në”.
“Fillimisht na ‘dhunojnë’ çdo natë përmes ekraneve televizive në përpjekje për të orientuar opinionin publik kundër Lëvizjes, ashtu të ‘gjithëdijshëm’.
Pastaj me aderimet që bëjnë demonstrojnë gjithë pafytyrësinë dhe ‘pavarësinë’ e tyre. Çdo aderim i tyre në partitë politike që bëjnë, sjell një grumbull vota për VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në llogarinë e saj në Facebook.
Ndryshe, të mërkurën profesori i shkencave politike, Ardian Kastrati, zyrtarisht njoftoi për aderimin e tij në PDK. Ai tha se “Nuk mund të qëndroja indiferent karshi proceseve politike shumë të komplikuara”./Insajderi.com
Fillimisht na “dhunojnë” çdo natë përmes ekraneve televizive në përpjekje për të orientuar opinionin publik kundër…
Posted by Fatmire Mulhaxha Kollçaku on Wednesday, January 6, 2021