Deputetja e VV-së: Qeveritë që janë për popullin nuk kanë nevojë për rrethoja të hekurta

Deputetja e VV-së: Qeveritë që janë për popullin nuk kanë nevojë për rrethoja të hekurta

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka thënë se nga sot hapësirat publike iu kanë kthyer qytetarëve, ky reagim i saj erdhi pasi sot Qeveria Kurti ka larguar rrethojat nga ndërtesa e qeverisë.

Sipas Pacollit, qeveritë që janë të popullit e për popullin nuk kanë nevojë për rrethoja të hekurta.

“Qeveria Kurti liron hapësirat publike të zaptuara nga pushtetet e kaluara. Qeveritë që janë të popullit e për popullin nuk kanë nevojë për rrethoja të hekurta. Nga sot kjo hapësirë publike iu kthye qytetarëve”, ka shkruar Pacolli.

Sot gjatë ditës me urdhër të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveveçla janë hequr një pjesë e rrethojave në hyrje të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës që gjendet në qendër të Prishtinës./Insajderi.com