Deputetja e VV-së-Veselit: Pushka top tu bëftë, nëse merresh me familjet tona

Deputetja e VV-së-Veselit: Pushka top tu bëftë, nëse merresh me familjet tona

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar ndaj fjalimit të sotëm të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo shkruan se Veseli kërcënimin e sotëm në Kuvend e pati në vazhdën e frikësimeve.

“Nuk guxon të ballafaqohet me ne, e na i kërcënon fëmijët. Në qoftë i fortë e trim si e paraqesin dokumentarët e RTK-së, atëherë le të flasë me ne e t’i lerë fëmijët”.

“ E nëse domosdo dëshiron të merret me familjet tona, pushka top iu bëftë. S’na ka mposht armiku jo më ata që duke na pasur neve përpara, të gjithë të moshës madhore, prekin aty ku nuk guxon të prekë askush”, ka shkruar ajo në FB.