Deputetja që inicioi rënien e Qeverisë nuk mori vota edhe për një mandat

Deputetja që inicioi rënien e Qeverisë nuk mori vota edhe për një mandat

Sot gjatë shpalljes së rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Valdete Daka ka përmendur emrat e deputetëve të cilat kanë arritur të marrin vota për t’u futur në Kuvendin e Kosovës.

Daka gjatë kohës që ka lexuar listën e deputetëve nga koalicioni PAN, nuk ka përmendur emrin e Valdete Bajramit që lë të nënkuptohet që Bajrami nuk do të jetë deputete.

Ka pasur edhe më herët raporte se Bajrami nuk është zgjedhur deputete.

Ndryshe, Bajrami ishte kryetare e GP të Nismës, dhe ishte një ndër zyrtaret më aktive të kësaj partie.

Ajo ishte iniciuese e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës që qoi në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.