Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është shëruar nga COVID-19, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në Facebook, ku ka treguar se ballafaqimi i saj me këtë sëmundje nuk ishte aq i lehtë.
Gjatë kësaj periudhe të infektimit, Nagavci ka thënë se ka qëndruar e hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për një javë.
Tutje, ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë punëtorët shëndetësorë në QKUK, në shtëpitë e shëndetit dhe në farmaci.
“Kujdesi që na kanë ofruar, përvoja dhe përgatitjet e tyre, më japin shpresë se do të tejkalojmë vështirësitë e shumta edhe në sistemin shëndetësor.
Ju falënderoj shumë edhe gjithë juve miq e bashkëpunëtorë që me mesazhe dhe telefonata më dhatë kuroajo e u treguat të gatshëm duke ofruar mbështetje. Më keni bërë të ndjehem jashtëzakonisht mirë!”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Insajderi.com