Deputetja Geci për projekt-ligjin për vlerat e UÇK-së: Kosovën e çliroi NATO

Deputetja Geci për projekt-ligjin për vlerat e UÇK-së: Kosovën e çliroi NATO

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, është përfshirë në diskutimin për projekt-ligjin që ka të bëjë me vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë se ka shumë veteranë të gjallë që mund të flasin për UÇK.

Por, ndër tjerash, Marigona Gecaj, vajza e Gani Gecit, ka thënë se Kosovën e ka çliruar NATO.

“Më kujtohet kur intervenoi NATO, qytetarët vendosën lule, ky ishte çlirimi i Kosovës”, tha Gecaj.

Më pas fjalën ka insistuar ta marrë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, i cili theksoi se UÇK është e pastër dhe se ende sot në Kosovë ka prej atyre që i shërbejnë propagandën serbe.
Kujtojmë që në Skenderaj ekziston një rivalitet në mes të familjes Lushtaku dhe Geci për shkak të divergjencave politike të së kaluarës. /Insajderi.com/