Deputetja gjermane: Duhet të kërkojmë bisedime direkte me Francën e Holandën që të liberalizohen vizat për Kosovën

Deputetja gjermane: Duhet të kërkojmë bisedime direkte me Francën e Holandën që të liberalizohen vizat për Kosovën

Deputetja gjermane, Renata Alt, ka thënë se Gjermania duhet të kërkojë bisedime direkte me Francën dhe Holandën që të liberalizohen vizat për Kosovën.

Deklaratë e saj erdhi pas vizitës së Kryediplomatit gjerman në Prishtinë, Heiko Mass, i cili pohoi se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizim vizash, por në Bashkimin Evropian ka ende shtete skeptike.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar. Fjalët nuk janë më të mjaftueshme këtu.  Gjermania duhet të kërkojë bisedime të drejtpërdrejta me Francën dhe Holandën”, ka shkruar ajo në Twitter.

Franca dhe Holanda janë dy shtetet më skeptike në raport me dhënien e dritës jeshile kosovarëve për të udhëtuar në zonën shchengen.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është i kahmotshëm. /Insajderi.com