Deputetja Haxhiu: Kadri Veseli shkeli rregulloren mocioni duhej të votohet menjëherë

Deputetja Haxhiu: Kadri Veseli shkeli rregulloren mocioni duhej të votohet menjëherë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmes një statusi në Facebook ka thënë se kryetari i Parlamentit të Kosovës, shkeli rregulloren e punës së kuvendin duke mos e hedhur në votim mocionin e propozuar nga vetëvendosje, për votimin e menjëhershme të qeverisë së Ramush Haradinaj.

“Kadri Veseli në seancën e parë të tij në këtë legjislaturë bëri shkelje të Rregullores! Sipas Rregullores së Punës, mocioni vendoset në votim menjëherë. Bashkëngjitur Nenin 50 paragrafi 5. Ai këtë nuk e bëri sepse po e presin Listën serbe e cila është në Beograd andaj bëri pauze”, shkruan Haxhiu.