Deputetja Haxhiu reagon ndaj vendimit të prokurorit Kalludra

Deputetja Haxhiu reagon ndaj vendimit të prokurorit Kalludra

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu vendimin e prokurorit Beqir Kalludra a ka quajtur të padrejtë dhe politikë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se “vendimet e Kalludrës përveç që janë të padrejta e politike, shpesh në to ka edhe manipulime e të pavërteta”.

Prokurori Kalludra sot ka marr vendim masa e paraburgimit për deputet e VV-së, Donika Kadaj – Bujupi dhe Albin Kurti t’i vazhdohet deri më 27 janar.

Arsyet e vazhdimit të paraburgimit sipas prokurorit Kalludra kanë qenë se dy deputetët “janë fshehur”.

Për këtë vendim deputetja Haxhiu është shprehur se “Albini dhe Donika janë arrestuar para Kuvendit, gjegjësisht duke shkuar në seancën plenare të datës 24 nëntor, ata po ashtu kanë marrë pjesë në festën e fitores në Prishtinë dhe pastaj kanë vazhduar mbajtjen e masën së arrestit shtëpiak ndonëse të padrejtë!”. /Insajderi.com