
Deputetja e Partisë Demokratikë Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka deklaruar se ka nënshkruar peticionin e Partisë Socialdemokrate për faljen e gjobave të pandemisë, shkruan Insajderi.
Ajo në Facebook ka thënë se me plotë dëshira ka nënshkruar këtë peticion.
“Qytetarëve duhet të ju përmirësohet kjo padrejtësi. E përgëzoj nismën ligjore të PSD-së”, ka shkruar Shoshi.
Partia Socialdemokrate të premten ka filluar peticionin për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve që përmes tij synon faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë./Insajderi.com