Deputetja pyet Elkosin: Sa skandale i keni deri tash me mish?

Deputetja pyet Elkosin: Sa skandale i keni deri tash me mish?

Akuza mes njëri-tjetrit ka pasur sot mes deputetes së Nismës, Albulena Balaj-Halimi, dhe drejtuesit e Elkosit, që është pronë e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi.

Balaj-Halimaj, ka bërë thirrje publike që konsumatorët ta bojkotojnë Elkosin, pasi që sipas saj ka shumë parregullsi në këtë operator ekonomik me produkte të mishit.  Halimi në një moment i ka pyetur përfaqësuesit e Elkosit se sa skandale i kanë pasur deri më tani me mish.

“Sa skandale i ka Elkosi deri më tash”, ka pyetur deputetja, Balaj-Halimi

Fatos Islami, ka reaguar duke mohuar t’i quaj skandale. Ka thënë se mishin nga Belgjika nuk e ka eksportuar Elkosi.

“Nuk mund t’i quani skandale. Ne nuk kemi qenë importues të mishit nga Belgjika, je tu u mundu me e qu ujin ku po doni ju”, i drejtohet Islami, deputetes.

Balaj-Halimi, nuk e ka konsideruar shqetësuese vetëm mishin e eksportuar nga Belgjika, ajo ka fajësuar kompaninë se mishi që është në gjendje të rregullt mundet të prishet në rrjetet e marketit të ETC-së.

“Nuk kam problem unë me mish të Belgjikës, ai mish mundet me qenë vendor, por që mundet me tu prish ty atu”, ka thënë Balaj-Halimi.

Në rrjetet e marketit të ETC-së ishte konfiskuar muaj më parë mish me afat të skaduar. Kujtojmë po ashtu se muaj më parë një skandal në Belgjik me mish të prishur kishte prekur edhe Kosovën.

Kompania belge “Veviba” kishte eksportuar edhe në Kosovë, ku në disa qytete të Kosovës janë konfiskuar mish pa afat./Insajderi.com