Deputetja shqiptare flet për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci

Deputetja shqiptare flet për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prlaskaj, ka thënë së për momentin gjendja e të lënduarve në aksident trafiku në Kroaci është stabile.

Ajo deklaroi së sot gjatë ditës, pritet që nga spitali të dalin 17 persona.

”Mendoj që deri tani i kanë identifikuar të gjithë të vdekurit. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kosovës, është në Slavonski Brod, për të diskutuar se si ta bëjnë transportin e kufomave dhe transportin e udhëtarëve për në Kosovë, me një aeroplan”.

Ajo ka theksuar së për shkak të ngarkesës në spital, disa pacient i kanë dërguar në spitale tjera.

”Për momentin të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut të jetës. Për shkak të ngarkesës së spitalit, disa pacientë i kanë dërguar në spitale të tjera”, tha ajo për ‘KK’.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, janë kthyer nga Kroacia.

Ata  mbrëmë kanë vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

Në Kroaci, sipas Qeverisë, po qëndrojnë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në Kroaci vazhdojnë të qëndrojnë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për të koordinuar tutje veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik”, thuhet në njoftim./Insajderi.com