Deputetja shqiptare në Kroaci: Numri i viktimave të tërmetit është në rritje

Deputetja shqiptare në Kroaci: Numri i viktimave të tërmetit është në rritje

Deputetja e vetme shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se numri i viktimave të tërmetit që goditi qendrën e Petrinjës është në rritje, njofton Insajderi.

“Këtë herë tërmeti ka qenë 30 herë më i fuqishëm se para shtatë muajve. Janë një mijë objekte e shtëpi të shkatërruara. Shumë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Numri i viktimave është në rritje”, është shprehur ajo në Klan Kosova.

Përlaskaj ka thënë se nga informacionet që ka deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar.

“Është një numër i madh i shqiptarëve që jetojmë në Kroaci. Numri më i madh në Zagreb por edhe në Petrinjë dhe Sisak. Kam kontaktuar me disa prej tyre. Shtëpitë e disave janë të dëmtuara, por nuk ka të lënduar ndër shqiptarë”, ka thënë tutje deputetja shqiptare.

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur Kroacinë qendrore të hënën. Epiqendra e tërmetit ishte 50 km në juglindje të kryeqytetit Zagreb. Si pasojë e këtij termeti një person ka humbur jetën./Insajderi.com