Deputetja e VV-së sqaron deklaratën e saj për të cilën foli Apostolova

Deputetja e VV-së sqaron deklaratën e saj për të cilën foli Apostolova

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli  ka sqaruar deklaratat e saj, që ditë më parë kishte thënë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë brenda këtij viti.

Pacolli ka thënë se këtë e ka nxjerrë si konstatim në bazë të fjalëve që i kanë thënë zyrtarët e BE-së.

E kontaktuar nga Insajderi, ajo thënë se prapë qëndron pas deklaratave të saj se këtë vit nuk do të ndodhë liberalizimi i vizave, sepse sipas saj nëse një zyrtare e BE-së thotë se “shpresojmë” se do të merrni rekomandim pozitiv, kjo i bie që nuk do të ndodhë shpejt liberalizimi i vizave.

“Unë kam thënë që në baze të fjalëve, shprehjeve të cilat i ka përdorur përfaqësuesit e zyrës së BE-së, unë kam konstatuar se nuk do të ketë liberalizim të vizave, pra nëse një zyrtarë i BE-së thotë se shpresojmë se do ta merrni rekomandimin pozitiv, pra fjala shpresoj nuk të jep shumë me besu që do të ndodhë shpejt, pra ka thënë se do të ketë kërkesë që do të shtohen masa të tjera, dhe se nuk është bërë mjaftë për me arrit me e realizu këtë regjistrin për rastet e dënuara, konfiskimet dhe të gjitha këto dhe kjo le të kuptoj së nuk do të ketë liberalizim brenda këtij viti”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka thënë se nëse përfaqësuesit e BE-së kanë folur për regjistrin, të cilin deputetët është dashtë me e përfundu, dhe ne nuk kemi arrite, edhe kjo nënkupton se jemi mbrapa për të arritur liberalizimin e vizave.

“Përfaqësuesit e zyrës së BE-së kanë thënë se duhet me ja nisë me lobu të shtetet anëtare, dhe ne si deputet i kemi pyetur se kur mund të ja nisim për të bërë këtë lobim, ata kanë thënë se shtatori është vonë për me lobu tek shtet anëtare, nëse kanë folur për regjistrin të cilin ne është dashtë me e përfundu dhe nuk kemi arrit me kërku ata kjo nënkupton se jemi mbrapa dhe këto të shtinë me mëndu se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë këtë vit dhe unë këtë e kam thënë dhe qëndroj pas kësaj”, ka përfunduar Pacolli. /Insajderi.com