Dërgohen në mbajtje për 48 orë dy qytetarët që u përleshën me Policinë në Ferizaj (VIDEO)

Dërgohen në mbajtje për 48 orë dy qytetarët që u përleshën me Policinë në Ferizaj (VIDEO)

Dy të dyshuarit që ishin të përfshirë në një përleshje me policinë gjatë mbrëmjes së djeshme në Ferizaj, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Me urdhër të prokurorit dy personat që shihen në video duke u përleshur me Policinë e Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, deklaroi Gashi.

Përleshja u raportuar se ndodhi për shkak të mos vendosjes së maskës.

Gashi gjatë mbrëmjes së djeshme ka dhënë detaje për Insajderi-n, për këtë përleshje midis dy policëve dhe dy qytetarëve në Ferizaj, për çka thotë se “policia ka qenë në kryerje të detyrës dhe sipas udhëzimeve shtetërore i ka ndaluar dy qytetarë që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID”.

“Në momentin kur personave në fjalë u është kërkuar letërnjoftimi, qytetarët kanë refuzuar dhe kane filluar sulmin ndaj policëve në detyrë”.

“Rreth orës 21:00, e premte, gjatë kryerjes se detyrës sipas udhëzimeve shtetërore, dy policë i kanë ndaluar dy qytetarë që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID, dhe në momentin që u është kërkuar letërnjoftimi, personat në fjalë ka filluar sulmin ndaj dy policëve”.

“Sa i përket dy policëve, ata kanë marre tretmanin e nevojshëm mjekësor meqë gjatë përleshjes kanë marre dhe lëndime trupore”, ka thënë në fund Gashi. /Insajderi.com/