
Prokuria Themelore në Prishtinës ka njoftuar se gjashtë persona të Partisë Socialdemokratike janë dërguar në mbajte për 48 orë.
Laureta Ulaj, zëdhënësja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur për Shqip.com se personat të cilët janë dërguar në mbajtje dyshohen për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
“Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se të ndalurit janë G.SH për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” N.N për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryejen e detyrave zyrtare”, ndërsa T.Rr, N.K, F.K dhe D.M për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, ka thënë Ulaj.

Policia e Kosovës gjatë arrestimit të zyrtarëve të PSD-së.
Gjatë kësaj proteste kanë ndërhyrë Policia e Kosovës ku ka arrestuar 13 persona./Insajderi.com