Dërgohet në hapësirë sateliti i nxënësve të një shkolle të mesme

Për shkencëtarët, nisja e një rakete për të furnizuar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës është një mision rutinë. Por për një grup nxënësish që punojnë në Adler Planetarium në Çikago, është një moment historik që shënon një arritje të madhe në jetë.

Dërgohet në hapësirë sateliti i nxënësve të një shkolle të mesme

Nxënësja 19-vjeçare Fatima Guerra e pranon se ajo është tepër e dhënë pas gjërave që lidhen me hapësirën.

Ajo po trajnohet për t’u bërë astronome, dhe që nga fillimi i studimeve në shkollën e mesme ajo ka qenë pjesë e një projekti të vogël me objektiva të mëdha në Planetariumin Adler, transmeton VOA.

Një pajisje e vogël elektronike e quajtur “ThinSat” mbledh të dhënat për të hedhur dritë mbi këto pyetje. E projektuar për të lëvizur në orbitën e tokës, pajisja nuk u zhvillua nga inxhinierë të paguar mirë, por nga nxënës të zonës së Çikagos, si Guerra.

Kur raketa Antares e NASA-s, e prodhuar nga kompania Northrup Grumann, u nis nga brigjet i Virxhinias më 17 prill, misioni i saj nuk ishte vetëm dërgimi i furnizimeve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Në bordin e saj ishte edhe pajisja “ThinSat”, kulmi i punës së shumë njerëzve në Adler, përfshirë Fatima Guerra-n, të cilët u bashkuan me ekipin e projektit “Far Horizons”, si pjesë e një detyre të caktuar nga shkolla e tyre e mesme.

Shumë kohë pas mbarimit të punës së pajisjes ThinSat, Guerro do të vazhdojë të njihet si anëtare e një ekipi që dërgoi satelitin e parë të krijuar nga një planetarium privat në hapësirë.