Një person i mitur është therur sot nga një i mitur tjetër në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, njofton Insajderi.
I mituri i cili e kreu këtë veprim është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai njoftoi se i mituri është dërguar në mbajtje për 24 ore.
“Referuar rastit të lëndimit trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, pas kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit te shtetit i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje prej 24 orësh./Insajderi.com