Gjakovë: Biçiklisti goditet nga vetura, dërgohet në spital

Gjakovë: Biçiklisti goditet nga vetura, dërgohet në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën ka arrestuar një person , i cili dyshohet së duke drejtuar veturën e tij, ka goditur një biçiklist në Gjakovë, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, drejtuesi i makinës dyshohet se ka goditur me pjesën e përparme të veturës biçiklistin, i cili ka qenë duke lëvizur në rrugë në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe mbetet në spitalin rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor në repartin e Ortopedisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 02.05.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka shkaktuar aksident, ku dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur biçiklistin i cili ka qenë duke lëvizë në rrugë në të njëjtin drejtim. Si pasojë e aksidentit biçiklisti mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal Gjakovë ku edhe mbetet për tretman mjekësor në repartin e ortopedisë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com