Dërgohet pavetëdije në emergjencë – vdes një person në Ferizaj

Dërgohet pavetëdije në emergjencë – vdes një person në Ferizaj

Një person ka vdekur në emergjencën e Ferizajt, pasi që i njëjti është dërguar atje pa vetëdije nga familjarët, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:10, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar nga mjekët.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, nga ku ende nuk bëhet e ditur lidhur me shkaqet e vdekjes së tij.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Rr.Ramadan Rexhepi, Ferizaj 28.09.2020 12:10.Nga emergjenca e Ferizajt është pranuar informata se viktima mashkull  kosovar është sjellë nga familjaret pa vetëdije dhe në emergjencë nga mjeket është konfirmuar vdekja e tij, lidhur me rastin është njoftuar  prokurori kujdestar, kurse trupi i pa jetë dërgohet për obduksion ne IML-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com