
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, i është kundërpërgjigjur Hoxhë Shefqet Krasniqi, përmes një fotografie gjatë luftës.
“Qe qitu n’maxhe pak”, ka shkruar Dërguti në Facebook.
Dërguti ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Insajderi.
Dedikimi i saj vjen për profesorin e Fakultetit të Studimeve Islame, Shefqet Krasniqin, i cil të martën deklaroi se “oda është burra e kuzhina për gra”.
Kjo deklaratë e tij ka marrë shumë kritika në opinionin publik. /Insajderi.com